×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli e fiton derbin ndaj Cityt, bën hap të madh në garën për titull

    Reporteri
    01 Dhjetor 2024 | 19:00

    Liverpooli ka fituar derbin ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0 në shtëpi në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit anglez.

    Sulmuesi holandez Cody Gakpo shënoi golin e parë në minutën e 13-të në portën e boshatisur për rezultatin 1-0 pas asistimit të Mohamed Salah.

    Vendasit e shënuan edhe një gol në pjesën e dytë, ku ylli i skuadrës Salah shënoi për 2-0 në minutën e 78-të pasi u tregua i saktë nga penalltia.

    Me këtë fitore Liverpooli është lider me 34 pikë dhe bën një hap të mirë drejt titullit, kurse Manchester City bie në pozitën e pestë në tabelë me 23 pikë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!