Portieri legjendar i Bayern Munchenit, Manuel Neuer nuk do të luajë më këtë vit me klubin bavarez.
Shkak për këtë është bërë një lëndim i pësuar së fundmi, i cili do ta mbajë larg fushave, të paktën deri në janar.
Sipas raportimit nga gazetari Fabrizio Romano, Neuer ka një bri të thyer, andaj nuk do të jetë i disponueshëm për klubin gjerman.
Këtë e ka konfirmuar edhe Vincent Kompany, në konferencë për shyp të dhënë sonte, para ndeshjes me Shakhtar Donetsk.
“Ai me shumë mundësi nuk do të luajë këtë vit më, ndoshta do të kthehet në janar”, ka thënë shkurtimisht Kompany.
Gjatë këtij sezoni, Manuel Neuer ka luajtur në 19 ndeshje me Bayernin, derisa ka mbajtur 10 herë portën e paprekur.
Bayern Munchen për momentin ka në dispozicion dy portierë të ekipit të parë, Daniel Peretz dhe Sven Ulreich.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.