×
  • Sport
  • Sport

    Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin, tri klube pas sulmuesit të Kombëtares

    Reporteri
    10 Dhjetor 2024 | 17:19

    Jasir Asani me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Guangju në sezonin e ardhshëm. Nga Korea e Jugut tregojnë se klubi është i detyruar të kryejë shitje, për të përmbushur rregullat dhe kartoni i Asanit është tashmë në treg.

    Janë tre klube që raportohen të interesuara për shërbimet e Asanit. Bëhet fjalë për Jeonbuk, Visel Kobe dhe Jokohama F. Marinos.

    Po ashtu bëhet i ditur dhe shifra që Guangju pret nga shitja e kartonit. Bëhet fjalë për një operacion që do i kushtojë rreth 1 milionë euro, secilit klub që kërkon firmën me sulmuesin shqiptar.

    29-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në fundin e vitit të ardhshëm. Kështu me një sezon të mbetur, ky operacion pritet të konkretizohet.

    Pas aktivizimit me Kombëtaren në Europian, Asani pati një shpërthim në Korenë e Jugut. Kjo pasi ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshjet e luajtura për Champions-in aziatik, ndërsa tri të tjerë i numëron në kampionat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!