Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në tubimin e të enjtes me qytetarët në Gostivar gjatë fjalës së tij theksoi se nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe, pasi që siç shtoi është larë me gjak.
Ahmeti e bëri të qartë se ashtu siç nuk është e mbyllur çështja e shqyrtimit të ligjit të gjuhëve në Maqedoni të Veriut dhe se e konsideron si një përpjekje të zhvlerësimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe faktorit politik shqiptar nga pushteti i tanishëm, që edhe i paralajmëroi të mos bëhet.
“Këto nuk i kanë shkollat e mia për nacionaliste, dhe të organizimeve të forta. Këta janë krejtë që vijnë salloneve. Unë nuk jam politikan i salloneve, as i biskotave. Por këto politika nuk na qojnë përpara. Merreni me mend deri ku kanë shkuar gjërat, vendimi dje i Gjykatës Kushtetuese është që ky ligj do të shtyhet për 3 muaj, në mars, eventualisht në maj ku do të thirren ekspert dhe kryetar të partive politike. Çka dmth kjo? Të rinegociohet Marrëveshja e Ohrit e cila është e garantuar nga SHBA, BE, NATO dhe e larë me gjak nga UÇK-ja”, tha mes tjerash, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.