×
  • Sport
  • Sport

    Në grup me Shqipërinë, mediat serbe: Short më të keq për Serbinë nuk mund të kishte

    Reporteri
    13 Dhjetor 2024 | 14:53

    Mediat serbe e kanë konsideruar si të vështirë për përfaqësuesen serbe shortin për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026 që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

    Përballë Anglisë dhe Shqipërisë, serbët mendojnë se short më të keq nuk mund të kishte.

    “Kur bëhet fjalë për vazon e parë, përzgjedhja jonë nuk mund të kishte kaluar më keq. Luajtëm kundër Anglisë në Kampionatin Evropian dhe humbëm 1:0. Ndeshjet kundër ekipit nga vazoja e tretë, pra Shqipërisë, do të jenë veçanërisht të vështira për arsye të njohura. Në teori, rivalët nga vazoja e tretë dhe e katërt nuk duhet të jenë problem për një ekip si ai i Dragan Stojković”, shkruan Kurir.

    Serbia fillimisht përballet me një playoff për të qëndruar në Ligën A të Kombeve, konkretisht një duel kundër Austrisë më 20 dhe 23 mars. Ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës do të zhvillohen nga marsi deri në nëntor të vitit të ardhshëm, ndërsa orari i ndeshjeve do të njoftohet më vonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!