Një autoblindë e Policisë së Kosovës u aksidentua mbrëmë në fshatin Grabovc në veri të Kosovës, ku të lënduar kanë mbetur 8 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se nga tetë policët e lënduar në aksident, pesë u liruan në shtëpi kurse tre vazhduan të trajtohen në Klinikën Emergjente në QKUK, shkruan Reporteri.net
“Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të transferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë”, tha ai në njoftim.
Postimi i plotë i ministrit Vitia:
Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK.
I vizitova sonte (mbrëmë) dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë.
Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë.
I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale.
I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit!