Federata e Volejbollit e Kosovës ka dënuar ashpër KV Pejën dhe volejbollistët e saj.
Shkak për këto dënime u bë ngjarja në Ferizaj, para disa ditësh, ku lojtarët e KV Pejës u rrahën me tifozët në tribuna.
FVK-ja ka treguar dorë të hekurt ndaj Pejës dhe gjashtë volejbollistëve të saj, duke i dënuar me 10 vite moslojë, e po ashtu edhe me të holla.
Më së keqi e pësuan Arlind Kabashi, Leutrim Mujaj, aë u dënuan me 10 vite moslojë, derisa Agron Nikçi, Kaltrim Berisha, Dardan Husaj me tri vite – sipas vendimit të FVK-së, i siguruar nga .
Gazmend Husaj u dënua me një vit dhe me 500 euro gjobë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.