×
  • Sport
  • Sport

    Kristjan Asllani ka shënuar ndoshta golin e vitit te Interi

    Reporteri
    19 Dhjetor 2024 | 22:16

    Kristjan Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që Inter po fiton 2-0 përballë Udinese.

    Në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë, lojtari shqiptar shënoi supergol.

    Ishte pikërisht minuta e 45+2-të e pjesës së parë, kur mesfushori shqiptar lëshoi perlën.

    Direkt nga goditja e këndit, topi i goditur nga Asllani shkoi në portën e ekipit kundërshtar.

    Një eurogol që mori duartrokitje të shumta në stadium, duke shfaqur cilësitë e tij. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!