Mbrëmjen e së dielës në Tiranë u zhvillua një aktivitet boksi, që nuk la shije të mirë për organizatorët dhe të pranishmit në sallë apo ata që e ndoqën nga ekrani.
Boksieri serb, Stefan Maric doli në ring me këngën “gëzohu popull serb”, që është këngë që Kosovën e vlerëson pjesë të Serbisë. Paçka këtij “motivimi” serbi nuk ia doli të fitonte pasi suksesi shkoi për shqiptarin Ahmed Koçi.
Boksieri kuqezi fitoi pas raundit të dytë me ‘K.O.’, por të gjitha kritikat shkuan për organizatorët për shkak të këngës kundër Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.