×
  • Sport
  • Sport

    FSHF-ja zbulon një statistikë interesante nga viti 2024

    Reporteri
    24 Dhjetor 2024 | 8:18

    Federata Shqiptare e Futbollit i ka zbuluar pesë lojtarët që kanë luajtur në të gjitha ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë gjatë vitit.

    Shqipërisë nuk i munguan në asnjërën prej ndeshjeve të vitit 2024 Kristjan Asllani, Mario Mitaj, Nedim Bajrami, Qazim Laçi dhe Jasir Asani. Shqipëria zhvilloi plot 13 ndeshje.

    Tri prej 13 ndeshjeve i zhvilloi gjatë Evropianit “Gjermania 2024”.

    Shqipëria u paraqit për herë të dytë në Evropian. Humbi nga Italia 2:1, barazoi me Kroacinë 2:2 dhe pësoi nga Spanja 1:0.

    Por pati një kampanjë dëshpëruese në Ligën e Kombeve.

    Përfundoi e fundit në grup me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të paraqitet në Ligën C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!