×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona firmos me titullarin e Bayer Leverkusen

    Reporteri
    25 Dhjetor 2024 | 22:18

    Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Evropës.

    Gazeta katalanase ”Mundo Deportivo” e kanë bërë sot fakt të kryer firmën me Jonathan Tah, qendërmbrojtësin gjerman të Bajer Leverkusen.

    Sipas tyre, futbollisti të cilit i përfundon kontrata me klubin gjerman në verë, do t’u bashkohet katalanasve në fillimin e sezonit të ardhshëm, me objektivin për t’u kthyer në një pikë fikse të prapavijës së kësaj skuadre.

    Prania e Flik në pankinën e Barcelonës mendohet se ka ndihmuar në arritjen e këtij akordi me lojtarin të cilin praktikisht e synonte çdo klub i madh i Europës, pasi është një garanci për prapavijën, siç e ka treguar vazhdimisht me Leverkusenin dhe përfaqësuesen gjermane.

    Akordi është arritur që në fillimin e dhjetorit, kur Deko dhe përfaqësuesit e lojtarit janë takuar në Leverkusen dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

    Ky mund të cilësohet si një sukses i madh për katalanasit, të cilët kanë probleme financiare e nuk mund të shpenzojnë shuma të mëdha për të siguruar futbollistë të tillë cilësorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!