×
  • Sport
  • Sport

    Askush si Salah, e thyen rekordin e madh në Premierligë

    Reporteri
    27 Dhjetor 2024 | 8:57

    Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë.

    Të kuqtë nga Merseyside mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez.

    E ai që po shkëlqen me Liverpoolin, është super ylli i tyre, Mohamed Salah.

    Mohamed Salah është lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që shënon ose asiston në 10+ ndeshje radhazi në tri sezone.

    Më parë, Salah e kishte bërë edhe në:

    pas 15 ndeshjeve – gusht deri në dhjetor 2021
    pas 12 ndeshjeve – nga prilli deri në shtator 2023
    pas 10 ndeshjeve – Tetor deri në dhjetor 2024.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!