×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova: “Me pas mundësi do të luaja me kombëtaren e Shqipërisë dhe të Kosovës, me Brojën do ishim dyshe e fortë”

    Reporteri
    30 Dhjetor 2024 | 10:16

    Ylli kosovar, Edon Zhegrova ka theksuar se po të kishte mundësi do të luante ndonjëherë për Kosovën, e ndonjëherë për Shqipërinë.

    Futbollisti i vitit nga Kosova, Zhegrova ka disa vite që ka zgjedhur Kosovën, por thotë se nuk do ta kishte problem edhe po të luante për Shqipërinë.

    Për Euronews Albania, Zhegrova tregoi se ka pëlqim si të gjithë për kombëtaren kuqezi.

    “Nuk e kisha pas problem edhe me lujtë në kombëtaren e Shqipërisë. Me pas mundësi do të luaja për dyjat, ndonjëherë për Shqipërinë, ndonjëherë për Kosovën”, tha fillimisht ai.

    Më pas, Zhegrova tha se i pëlqen sulmuesi Armando Broja dhe mendon se me të do ishin dyshe e fortë.

    “Ka shumë lojtarë të mirë Shqipëria, sidomos pjesa e sulmit, Broja është lojtari më i mirë që ka Shqipëria. Me të do ishim një dyshe e fortë”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!