×
  • Sport
  • Sport

    Ofertë konkrete për Rey Manajn, 1.3 milionë euro dhe 3 lojtarë për Sivasspor

    Reporteri
    30 Dhjetor 2024 | 15:04

    Rey Manaj në Turqi është sulmuesi më i kërkuar. Shqiptari është pjesë e Sivasspor, por pritet që palët të ndajnë rrugët mes tyre.

    Trabzonspor është skuadra që këmbëngul për shërbimet e Manajt. Drejtuesit janë të gatshëm të shpenozojnë milionat për të transferuar lojtarin e Kombëtares shqiptare.

    Në mediat turke bëjnë me dije se Trabzonspor pritet të shpenzojë 1.3 milionë euro dhe ofron 3 futbollistë të tjerë për Sivasspor për t’i bindur këto të fundit të lënë Manajn të lirë.

    Kujtojmë se 27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me turqit deri në qershor të 2026. Këtë sezon lushnjari ka luajtur në 12 ndeshje ku ka arritur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë edhe 1 asist./newsport

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!