Afati kalimtar dimëror tashmë është i hapur dhe secili klub mund të bëj ndryshime.
Por, Lazio ka vendosur të bëjë ndryshime brenda në skuadër.
“Corriere dello Sport”, ka shkruar të premten se Elseid Hysaj dhe Toma Bashiq, janë lojtarët e talentuar që e kanë “përforcuar” skuadrën për edicionin e gjatë e të mundimshëm.
Mediumi italian ka shkruar se pavarësisht a luajnë ata apo jo, vlerësohen të rëndësishëm për ekipin në rast nevoje.
Pedro dhe Vecino janë lojtarë që do të mungojnë për kohë të gjatë, dhe te Lazio kanë vendosur që mbrojtësi i Shqipërisë dhe mesfushori kroat, të luajnë kur trajneri e kërkon një gjë të tillë.
Deri në muajin dhjetor, kjo dyshe është përdorur kryesisht në ndeshjet për Kupën e Italisë, derisa Hysaj pati paraqitje shumë të mirë në fitoren ndaj Napolit. Bashiq ishte në bankën rezervë.
Hysaj në total i ka tri paraqitje në edicionin aktual, me 99 minuta gjithsej.
Lazio më 5 janar luan ndaj Romës në derbin e qytetit, në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.