×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohet Armando Broja, sulmuesit shqiptar i vendosin maskë oksigjeni

    Reporteri
    09 Janar 2025 | 23:45

    Fati nuk është me Armando Brojën, me sulmuesin shqiptar që dëmtohet menjëherë sapo u kthye nga një dëmtim tjetër.

    Në ndeshjen e FA Cup kundër Peterborough, 23-vjeçari shqiptar u fut si zëvendësues, teksa në minutën e 82’ të takimit, pas një ndërhyrje të rrezikshme nga mbrojtësi kundërshtar, ai u rrëzua në tokë.

    Kjo gjë solli panik në stafin mjekësor të Everton, të cilët, sipas mediave angleze, u detyruan që t’i vendosnin për një moment edhe maskën e oksigjenit.

    Pas shumë minutash, Broja u detyrua të dilte me barelë nga fusha e lojës, i cili u zëvendësua në minutën e 89’ të takimit, me sulmuesin shqiptar që nuk i mbajti dot lotët.

    Ky duket dhe si një lajm i keq për Kombëtaren shqiptare dhe Sylvinhon, të cilët presin menjëherë një lajm nga stafi mjekësor i Everton, nëse do të mungojë aq gjatë sa të humbasë dhe dy sfidat e marsit me Anglinë dhe Andorrën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!