Granit Xhaka është shpallur futbollisti i vitit 2024 në Zvicër. Kjo është hera e katërt që Xhaka shpallet lojtari i vitit në Zvicër.
Ai nuk ishte i pranishëm për ta marrë çmimin, por në vend të tij atë e pranoi trajneri, Murat Yakin, shkruan Blick, përcjell Reporteri.net.
Xhaka foli për çmimin përmes një video-lidhje.
“Nuk ishte viti im. Ishte viti ynë, me një kampionat të madh evropian. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë edhe një herë. Sidomos Murat Yakin, i cili më ka mbështetur si në stërvitje ashtu edhe privatisht”.
Xhaka pati një sezon fantastik me Bajer Leverkusen ku fituan Bundesligën gjermane dhe shkuan deri në finalen e Ligës së Evropës.
Kapiteni i kombëtares helvetike pati po ashtu një paraqitje briliante edhe në Kampionatin Evropian në Gjermani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.