Lojtarët e Barcelonës fituan Superkupën e Spanjës mbrëmë, duke mposhtur rivalin historik Real Madridin me rezultat 5-2.
Nga finalja e luajtur në Arabinë Saudite, klubi jo vetëm që ka shtuar një trofe, po ashtu ka shtuar edhe të ardhura.
Klubi katalanas fitoi rreth 9 milionë euro nga fitorja, shkruan AS.
Tashmë dihet se katalanasit prej vitesh kanë probleme financiare dhe kjo shifër sigurisht që do të thotë shumë për ta, pasi kane ende punë për të arritur financa pozitive.
Real Madridi nga ana tjetër fitoi 7 milionë euro si finalist në Superkupën e Spanjës.
Në gjysmëfinale luajtën edhe Athletic Bilbao dhe Mallorca.
Athletic Bilbao fitoi 2.15 milionë euro, ndërsa Mallorca 900 mijë euro si pjesëmarrëse, por pagesa kaloi shifrën e 1 milion eurove, pasi Barcelona dhe Real Madrid ranë dakord të ndajnë 200,000 dollarë secila nga pagesat e tyre bazë, si pjesë e një marrëveshjeje me RFEF.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.