Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha të hënën se do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin “shumë shpejt” pasi të ketë marrë detyrën, javën e ardhshme.
Trump nuk dha një afat kohor se kur mund të mbahej takimi, i cili do të ishte i pari mes udhëheqësve të të dy vendeve që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Kur u pyet mbi strategjinë e tij për t’i dhënë fund luftës, Trump i tha televizionit Newsmax se “ka vetëm një strategji dhe ajo varet nga Putini dhe nuk ma do mendja se është shumë entuziast për mënyrën se si ka shkuar lufta sepse nuk ka shkuar mirë as për atë”, tha Trump.
“E di se ai do të më takojë dhe unë do ta takoj shumë shpejt. Do ta kisha takuar më parë, por duhet marrë detyra. Për disa gjëra, është më mirë të kesh marrë detyrën”, tha Presidenti i zgjedhur.
Ligjvënësi Mike Waltz,i cili pritet të jetë këshilltari i ri për Sigurinë Kombëtare tha të dielën se pritet që të ketë një bisedë telefonike mes Trump dhe Putin “në ditët apo javët e ardhshme”./VOA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.