×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka flet pasi u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër

    Reporteri
    14 Janar 2025 | 10:07

    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër për herë të tretë radhazi.

    Ylli kosovar e fitoi këtë çmim në ceremoninë e mbajtur mbrëmë në Bern.

    32 vjeçari u ndie i lumtur për këtë mirënjohje dhe vlerësim, për kontributin e dhënë në nivelin e klubeve dhe për Kombëtaren helvetike.

    “Jam mjaft i lumtur për çmimin. Ky nuk ishte viti im. Ishte viti i jonë, me pjesëmarrjen në Kampionat Evropian. Dua t’i falënderoj të gjithë përsëri, posaçërisht trajnerin Murat Yakin, i cili më ka mbështetur, në ushtrime dhe në aspektin privat”, deklaroi Xhaka përmes një video-xhirimi pasi s’mund të ishte prezent në këtë ceremoni.

    Viti 2024 ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm për Granit Xhakën, shkruan “Gazeta Express”.

    Ylli kosovar e kaloi një vit përrallor duke e fituar titullin e kampionit dhe atë historik në Bundesligë me Bayer Leverkusenin, ndërsa i fitoi edhe Kupën e Superkupën e Gjermanisë me “Farmaceutikët”.

    Ndër të tjera, me Kuqezinjtë shkoi deri në finale të Ligës së Evropës, ku fatkeqësisht humbi në finale nga Atalanta, shkruan “Gazeta Express”.

    Gjithashtu, ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit bëri paraqitje fantastike edhe në Euro 2024 me Zvicrën.

    E krejt këto bënë që futbollisti me prejardhje llapjane të futej në listën e gjerë të Topit të Artë, duke e shkruar historinë si futbollisti i parë shqiptar që e bën një arritje të tillë.

    Ditë më parë, mesfushori kualitativ u zgjodh sportisti i vitit në Zvicër, kurse mbrëmë Xhaka e fitoi një tjetër çmim.

    32 vjeçari u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër për herë të tretë radhazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!