×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshje tejet interesante sot në ligat më të forta të futbollit në Evropë

    Reporteri
    18 Janar 2025 | 12:54

    Disa ndeshje shumë interesante do të jenë sot në program në top-5 ligat më të forta evropiane të futbollit.

    Në Premierligë, Arsenali do të përballet me Aston Villan me fillim nga ora 18:30.

    Në Francë, PSG që dje nënshkroi me Kvaratskhelian do të ndeshet me Lens në udhëtim.

    Duelet më interesante vijnë në Serie A, atje ku me fillim nga ora 18:00 zhvillohet super derbi mes Juventusit dhe Milanit.

    E nga ora 20:45, Atalanta e Berat Gjimshitit ndeshet me Napolin e Amir Rrahmanit.

    Në La Liga, Barcelona udhëton për t’u përballur me Getafen nga ora 21:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!