Granit Xhaka është njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë në histori.
Viti që lamë pas ishte më i miri në karrierën e tij pas shkëlqimit të tij me Bayer Leverkusenin, ku arriti të fitojë Bundesligën dhe DFB Pokal, si dhe finalen e Ligës së Evropës.
Si rezultat, u fut në listën e gjerë të kandidatëve për ta fituar Topin e Artë dhe çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në FIFA, derisa u zgjodh sportisti dhe futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër.
E krejt këto, por edhe për eksperiencat që i kishte në Basel, në Borussia Monchengladbach e në Arsenal, kanë bërë që përfaqësuesin zviceran ta lavdërojë legjenda gjermane, Oliver Kahn.
“Granit Xhaka e ka një ka mentalitet të shkëlqyer”, deklaroi fillimisht ish-portieri i Bayern Munichut në studion sportive të televizionit të njohur gjerman, “ZDF”, teksa e lavdëroi edhe ekipin e Leverkusenit në përgjithësi.
Xhaka ndër të tjera bëri paraqitje të shkëlqyeshme edhe në Euro 2024 me Zvicrën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.