Në ndërtesën e rrënuar, ku edhe ku edhe muret e pakta “kërcënojnë” të shemben, është një grup nxënësish.
Ata dëgjojnë me vëmendje mësuesin duke mos ulur kokën për të shikuar hapësirën përreth, transmeton Reporteri.net.
Këtë pamje të jashtëzakonshme nga Jemeni i shkatërruar nga lufta, e ka shkrepur fotoreporteri i AFP në Taez.
Një shkollë në atë qytet është dëmtuar në sulmet ajrore nga forcat rebele pro-Saudite.
Fotografia, sipas agjencisë, është bërë në 3 shtator, ditën e parë të shkollës në Jemen, dhe ndërsa është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ka prekur zemrat e miliona njerëzve. /Reporteri.net
