Aktorja koreane Lee Joo-sil ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Aktorja e cila u dallua për rolin e saj në “Squid Game”, pati një karrierë të gjatë në aktrim.
Në serialin e Netflix, Lee Joo-sil luajti Park Mal Soon, nëna e Hwang Jun-ho (Wi Ha-joon) dhe njerka e Front Man (Lee Byung-hun). Aktorja u shfaq në episodet e para të sezonit të dytë, i cili u publikua dhjetorin e kaluar.
Sipas raportimeve, Lee Joo-sil kishte qenë duke luftuar me kancerin në stomak gjatë muajve të fundit. Në të kaluarën kishte marrë pjesë edhe në filmin e suksesshëm “Trein to Busan” (2016), si dhe në serialin dramatik “The Uncanny Counter”.
‘Squid Game’ actress dies three months after cancer diagnosis at age 81 https://t.co/ULxNPAdxQX pic.twitter.com/JFNlsnY4tf
— New York Post (@nypost) February 2, 2025
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.