Këngëtarja Rita Ora ka njoftuar se i ka vdekur macja e saj, shkruan Reporteri.net.
Këngëtarja me origjinë nga Kosova njoftimin e ka dhënë përmes publikimit të storjeve në rrjetet sociale.
“RIP për të vetmin pjesëtar të familjes që na ribashkoi gjithmonë – të dua bruni. Kur kafshët shtëpiake largohen, ato nuk janë zhdukur përgjithmonë”.
Ajo ka shkruar se “do ta dua përgjithmonë”.
Në një storje tjetër Rita, ka shkruar “Gjithmonë donte të vinte me mua kur unë isha duke bërë paketat”.
/Reporteri.net/.


