×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Bie nga sistemi web faqja e KQZ’së ku po shfaqen rezultatet preliminare

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 20:38

    Web sajti i Komisionit Qendror Zgjedhor ku po shfaqen rezultatetet e zgjedhjeve të sotme, ka rënë nga sistemi, shkruan Reporteri.net.

    Nga interesimi i madh, kjo faqe po bie nga sistemi çdo dy minuta.

    Sipas përditësimit të fundit para se të binte nga sistemi web sajti, janë numëruar votat nga 134 vendvotime. Bazuar në këto vendvotime, VV renditet e para me 37.8 përqind, PDK me 25.10 përqind, LDK me 17.28 përqind dhe AAK me 8.86 përqind.

    Në zgjedhjet e sotme, sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, kanë marrë pjesë 789 mijë e 172 votues.

    Ky rezultat është nga 2297 vendvotime apo 90.68 përqind e tyre.

    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, tha se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kanë votuar më pak qytetarë. Në ato zgjedhje kishin votuar 46.90 përqind.

    Sipas Exit-pollit të Kompanisë UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.3 %, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.4 %, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 19.3 %, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.2 %.

    Exit-polli i Baton Haxhiut, i prezantuar në T7, e ka renditur Vetëvendosjen si partinë fituese me 37 përqind, PDK me 23 përqind, LDK me 20 përqind e AAK/NISMA 8 përqind.

    Ndërkohë, sipas EXIT POLL-it të Klan Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti e parë me 38.2%, PDK e dyta me 22.4%, LDK e treta me 20.1%, AAK e katërta me 7.6%./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!