Teksa faqja zyrtare e KQZ-së po përballet me telashe të mëdha, rezultatet e zgjedhjeve po dalin në mënyrë të tjera.
Disa rezultatet jo zyrtare po qarkullojnë në Facebook për Komunën e Klinës.
Sipas këtyre rezultateve në Klinë po prin Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 631 vota.
Pas saj, Lëvizja Vetëvendosje me 4 mijë e 159 vota, me 472 vota më pak se PDK-ja.
3 mijë e 939 vota sipas këtij rezultati jozyrtar ka marrë Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës.
Lidhja Demokratike ka marrë 2 mijë e 739 vota.
