×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    Kurti e cilëson “fitore të padiskutueshme” rezultatin e zgjedhjeve ndonëse i dështoi referendumi për 500k: Në 21 komuna prijmë si fitues

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 23:02

    Kryeministri në detyrë, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar sërish lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku VV doli partia e parë.

    Ndonëse i dështoi referendumi për 500 mijë vota që i kërkoi gjatë gjithë fushatës, Kurti e ka cilësuar këtë si “fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep”, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka thënë se partia e tij prin e para në 21 komuna, pa votat me kush dhe ato të mërgatës.

    “Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.  Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar Kurti.

    Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.86 për qind të votave pas numërimit të 97.57 për qind të votave, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 18:32.

    Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.04%, LDK e treta me 17.62%, kurse AAK 7.45%.

    Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!