×
  • Sport
  • Sport

    Derbi Juventus-Inter, Andin Lokaj e nis kështu komentimin: Kryeministri më hajvan na histori

    Reporteri
    16 Shkurt 2025 | 21:37

    Komentatori Andin Lokaj e ka filluar komentimin e ndeshjes mes Juventusit e Interit në mënyrë të pazakontë.

    Ai e ka quajtur “hajvan”, kryeministrin Albin Kurti, duke iu përgjigjur me etiketën e njëjtë që Kurti iu ka referuar opozitës më 9 shkurt, duke i quajtur “hajvanë”.

    “Kryeministri jonë aktual që është më hajvani në histori të njerëzimit të mos më dëgjoj sonte, se me ditë që ai më dëgjon sonte, unë qetash e nali komentimin dhe iki te shpia”, ka thënë Lokaj para se të fillonte derbi italian.

    Kujtojmë se kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, më 9 shkurt pas publikimit të rezultateve të para, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë para simpatizantëve, ndaj opozitës përdori termin “hajvan”.

    “E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…Kurrë s’është bërë më tepër luftë se ndaj kësaj qeverie. Me oligarkë që japin para pa hesap, e me opozitë që bëjnë marrëveshje edhe me dreqin kundër qeverisë sonë. Edhe prapë se prapë kanë humbur, kanë me mbet opozitë sepse nuk ia duan të mirën as shtetit e as popullit”, ka deklaruar Kurti.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!