Sezoni aktual duket se do të jetë i fundit për Theo Hernandez, me fanellën e Milanit. Prej kohësh përflitej për një largim të mundshëm, por kartoni i kuq ndaj Feyenoord, i ka dhënë fund të gjitha dilemave.

Ndëshkimi i francezit në Ligën e Kampioneve, i kushtoi kuqezinjve me eliminim, në një sfidë ku deri në minutën e 50-të po dominonin totalisht.

Sipas mediave italiane, klubi do të ndëshkojë me gjobë Theon për kartonin e kuq, por nuk mbyllet këtu. Drejtuesit, të pakënaqur me paraqitjet e tij, kanë vendosur t’i tregojnë derën dhe në verë do të shitet, transmeton klan.

Reklamë

Francezi ka kontratë deri në vitin 2026 dhe italianët nuk duan ta humbasin falas. Do të jetë e vështirë për të gjetur një klub që paguan shifër të lartë për një lojtar që ka vetëm një vit të mbetur në kontratë.

Megjithatë puna ka nisur dhe synohet arritja e një marrëveshje për ta shitur sa më shpejt.