Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se nuk ka asnjë dyshim mbi të ardhmen e tij në klubin anglez. Në një intervistë për Movistar Fútbol, spanjolli deklaroi se synon të vazhdojë punën te City, duke hedhur poshtë çdo spekulim mbi një largim të mundshëm.
“Dua të qëndroj dhe të vazhdoj me Manchester City. Ky është plani im, pa asnjë dyshim”, u shpreh Guardiola. I pyetur nëse është i bindur për këtë vendim, ai u përgjigj prerazi: “Po, po, po…”.
Guardiola ka qenë arkitekti i suksesit të Manchester Cityt që nga ardhja e tij në vitin 2016. Nën drejtimin e tij, klubi ka fituar disa herë Premier League, FA Cup, Carabao Cup dhe Ligën e Kampionëve.
Deklarata e Guardiolës është një lajm i mirë për tifozët e Cityt, të cilët e shohin atë si një figurë kyçe për suksesin e vazhdueshëm të ekipit. Me një skuadër të ndërtuar sipas filozofisë së tij dhe me objektiva të mëdha për të ardhmen, duket se City do të vazhdojë të luftojë për çdo trofe nën drejtimin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.