Prej disa kohësh, një fotografi e një prej të punësuarve në Komunën e Zagrebit i cili shihet duke fjetur në vendin e tij të punës, ka bërë bujë në internet.


Igor Sesar, shef i shërbimeve komunale sipas mediave kroate e ka  zakon të mbyllë dy dyert e zyrës së tij dhe të bëjë një sy gjumë. Sipas kolegëve të tij, Cesar kalon disa orë në ditë duke fjetur, transmeton Reporteri.net.

I pyetur për fotografinë të cilën e kanë shkrepur kolegët e tij, Sesar u përgjigj: “Unë as nuk do ta komentoj atë marrëzi”.

Reklamë

Paga e zyrtarëve  komunale në Zagreb është rreth 7000 kuna. Shefat e tyre, përfshirë Sesarin, kuptohet që marrin më shumë, shkruajnë mediat kroate. Sipas raportimeve  paga e shefit të departamentit është midis 10 dhe 11 mijë kuna, që i bie diku 1350 euro./Reporteri.net