Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar orët e mbrëmjes së të martës në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Treshit”.
Përplasja mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për një person, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend, raporton TCH.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe emergjencave civile, ndërkohë që do të hetohet edhe mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.