×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmeti i njëjtë si në Shqipëri, shemb një xhami në Turqi

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 15:02

    Turqia është goditur sot nga një tërmeti i fuqishëm i shkallës 5.8, njëjtë me ballë si tërmeti që ndodhi para pak ditësh në Shqipëri.


    Tërmeti ka shkaktuar panik në Stamboll duke bërë që banorët të dalin jashtë.

    Nga të dhënat paraprake nuk bëhet me dije për jetë të humbura, ndërsa një numër i madh qytetarësh kanë rendur në spitale për të marrë ndihmë mjekësore për plagët e lehta.

    Ndërkohë, tërmeti duket se ka shkaktuar disa dëme të konsiderueshme në ndërtesa duke bërë të pabanueshme një numër të madh të tyre.

    Ne rrjetet sociale qarkullon edhe një video e shembjes së minares së një xhamie për shkak të lëkundjeve të forta.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!