×
  • Lajme
  • Fokus / Reagimi

    Zelensky për tragjedinë e Koçanit: Ukraina përkrah miqve maqedonas në këtë ditë të trishtë

    Reporteri
    16 Mars 2025 | 13:56

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriu, pasi zjarri që shpërtheu në një klub nate atje, mori jetën e 59 personave.

    Zelensky u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit maqedonas.

    “Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e viktimave, presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe popullit maqedonas. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Ukraina qëndron përkrah miqve tanë maqedonas në këtë ditë të trishtë”, shkroi ai në X.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!