Në mesin e të vdekurve nga zjarri në diskotekën në Koçan është edhe bateristi i grupit ADN, Gjorgi Gorgiev (23 vjeçar).
Gjorgi Gorgiev është një perkusionist dhe baterist 23 vjeçar nga Strumica.
Informata se ai ishte një nga 59 personat që humbën jetën tragjikisht në aksident e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov.
Ende po kërkohet informacion për anëtarët e mbetur të grupit. Bëhet e ditur se të dy anëtarët e dyshes Panço dhe Andrej janë shtruar në spital.
Panço kishte djegie në fytyrë dhe duar dhe është nën mbështetje për oksigjen.
Mediat sociale janë ende në kërkim të informacioneve për Sara Projkovskën – vokalistja mbështetëse e grupit dhe Martin Buco Beatbox, i cili gjithashtu performon me dyshen e grupit ADN dhe ishte pjesë e koncertit të grupit në natën fatale./KlanMaqedonia
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.