×
  • Lajme
  • Fokus

    Lëshohen urdhër arreste ndërkombëtare për katër persona pas tragjedisë ku vdiqën 59 të rinj në Koçan

    Reporteri
    16 Mars 2025 | 17:35

    Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se kanë lëshuar urdhër arreste ndërkombëtar për katër persona lidhur me tragjedinë në Koçani.

    “Është lëshuar fletë arrest ndërkombëtarë për katër persona”, tha ai.

    “Nga ana e MPB-së në koordinim me Prokurorinë Publike është duke u vepruar në këtë moment dhe në Ministrinë e Ekonomisë nga ku po kërkohet dokumentacioni i diskotekës në fjalë, si dhe persona të përfshirë në të”.

    “Deri në orën 11:30, sipas informacioneve që i kemi në dispozicion, të vdekur janë gjithsej 59 persona”, deklaroi Toshkovski.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!