Princi i Arabisë Saudite Mohamed bin Salman e ka pranuar se ka përgjegjësi për vrasjen brutale të gazetarit Jamal Kashogi, raporton Reuters, transmeton Reporteri.net.
Kashogia u vra nga operativë sauditë në ndërtesën e Konsullatës Arabe në Stamboll.
Bin Salman e pranoi këtë në një dokumentar të BBS i cili pritet të publikohet javën e ardhshme.
Kjo është hera e parë që princi, sundimtari de-facto i Arabisë Saudite, ka folur publikisht për vrasjen që ka prekur keq reputacionin e mbretërisë së tij dhe bëri që mediat në Perëndim të bëjnë presion të madh tek shtetet e tyre që të kthehen kundër Arabisë Saudite.
Deklarata e Bin Salman është intriguese, veçanërisht për akuzat se ai vetë urdhëroi vrasjen e Kashogi, në çka dyshon edhe CIA dhe agjencitë e tjera të inteligjencës perëndimore. Sigurisht, sauditët argumentuan se princi nuk kishte asnjë lidhje me këtë vrasje.
Por se ky skandal kishte ndikim të madh te Princi dhe te vetë Arabia Saudite e dëshmon gjithashtu nga fakti se pasi u zbuluan detajet e vrasjes, ai nuk vizitoi Evropën ose Shtetet e Bashkuara. /Reporteri.net