Një 42 vjecar nga Vushtrria ka mbetur i plagosur sot në afërsi të Albi Mall kur katër persona të armatosur me armë të gjatë dhe të maskuar sulmuan një furgon që po barte para për në qendrën tregtare.
Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, me burime brenda institucioneve të sigurisë, personat e armatosur u larguan nga vendi i krimit me një automjet “Pick up”, ngjyrë e bardhë dhe me targa gjermane.
Ata, siç mësoi Reporteri.net, janë larguar në drejtim të Hajvalisë, ku është gjetur një automjeti i braktisur dhe i djegur e që dyshohet se u përdor nga grabitësit e maskuar dhe të armatosur.
Reporteri.net raportoi se 42 vjeçari i plagosur në kë rast u qëllua me dy plumba në shpinë.
Grabitje e armatosur si në filma në afërsi të Albi Mall, cak furgoni që bartë para, plagoset shoferi
Gjendet i djegur automjeti me të cilin dyshohet se po udhëtonin grabitësit e armatosur te Albi Mall