Shteti i Turqisë ka shënuar sot 20 vjetorin e tërmetit më të fuqishëm që e ka përjetuar ky shtet ndonjëherë, i cili njihet ndryshe edhe si tërmeti i “Koacelit”, ky tërmet kishte magnitudë prej 7.6 ballësh dhe la të vdekur 17,000 persona.
Në po të njëjtën ditë sot Stambolli ka përjetuar edhe një tërmet tjetër me 5.7 ballë i cili e shkatërroi minaren e një xhamie por nuk është raportuar për dëme të tjera ose lëndime në njerëz.
Tërmeti Koaceli i vitit 1999 ka shkaktuar edhe një cunami në detin Marmara që ishte rreth 2.5 metra i lartë dhe shkaktoi vdekjen e 155 personave.
Si pasojë e kësaj tragjedie e cila zgjati 37 sekonda e humbën jetën 17,000 njerëz dhe më shumë se 250,000 njerëz mbetën të pastrehë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.