Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për herë të parë prej që është në paraburgim në Haga nga viti 2020, natën e kaluar ka qëndruar në Kosovë.
Pas qëndrimi të djeshëm në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe të varri i babait të tij, Thaçi natën e ka kaluar në zyrat e EULEX-it në Kosovë.
Sot me mëngjes për ta vizituar atë, në zyret e EULEX-it në Fushë Kosovë kanë shkuar vëllezërit e tij, Gani, Blerim dhe Idriz Thaçi, shkruan Reporteri.net.
Kjo është vizita e dytë në Kosovë e Hashim Thaçit brenda muajit mars në Kosovë.
Ish-presidenti Thaçi kishte ardhur në Prishtinë edhe më 13 mars ku për disa orë kishte qëndruar në QKUK për të vizituar babanë që po trajtohej aty, që më vonë u kuptua se ishte në ditët e fundit të jetës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.