Radomir Saiçiq, anëtar i plotë i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe profesor në Fakultetin e Kimisë në Beograd, do të jetë kandidati i Listës Studentore në zgjedhjet presidenciale serbe më 27 dhjetor.
Votimi ende nuk është përfunduar zyrtarisht, por Saiçiq ka marrë mbështetjen e plenumit dhe përfaqësuesve parlamentarë të Listës Studentore, e cila duhet ta paraqesë zyrtarisht atë si kandidatin e saj presidencial nesër, sipas mediave serbe.
Saiçiq, i lindur më 31 tetor 1961 në Beograd, ishte një nga 14 themeluesit e grupit qytetar “Lista e Studentëve” dhe ishte ai që shpalli fitoren nga selia e listës natën e zgjedhjeve, më 25 tetor.
Në seancën konstituive të Kuvendit të ri të Serbisë, ai u emërua anëtar i Komisionit për Arsim dhe zëvendësanëtar i Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme dhe Komisionit për Kosovën.
Deklarata mbi Kosovën, Republikën Serbe dhe Rusinë
Gjatë fushatës zgjedhore, Saiçiq tërhoqi gjithashtu vëmendjen e publikut me pikëpamjet e tij mbi Kosovën, Republikën Serbe dhe Rusinë.
AI në emisionin “Oko” të RTS e quajti Kosovën “territor të pushtuar përkohësisht” dhe e përshkroi kufirin e njohur ndërkombëtar Serbi-Bosnjë si “fiktiv dhe gjeometrik”.
“Sipas Kushtetutës, Kosova dhe M… janë pjesë e patjetërsueshme e territorit tonë. Ky është një fakt dhe do të mbetet i tillë. Për mua, është një territor i pushtuar përkohësisht”, tha Saiçiq.
Ai gjithashtu mbështeti ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Moskën.