×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 50 mijë janë vrarë në Gaza nga fillimi i luftës

    Reporteri
    23 Mars 2025 | 13:36

    Më shumë se 50,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë e territorit të Hamasit.

    Ky numër 50,021 – barazohet me rreth 2.1% të 2.3 milionë të popullsisë së paraluftës, ose rreth 1 në 50 njerëz.

    Gjithsej 113,274 të tjerë janë lënduar në të njëjtën periudhë, tha Ministria e Shëndetësisë.

    Në të kaluarën, shifrat nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës (MSH) përdoreshin gjerësisht në kohë konflikti dhe shiheshin si të besueshme nga OKB-ja dhe institucionet ndërkombëtare.

    Por Izraeli ka hedhur poshtë vazhdimisht të dhënat e publikuara nga autoritetet e Gazës.

    Gazetarët ndërkombëtarë, përfshirë BBC-në, janë të bllokuar nga Izraeli për të hyrë në Gaza në mënyrë të pavarur, kështu që nuk janë në gjendje të verifikojnë shifrat nga asnjëra palë.

    Shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për numrin e të vrarëve nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, shkruan BBC

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!