Gjykatat iraniane kanë kërkuar që Shtetet e Bashkuara të paguajnë 290 miliardë dollarë (rreth 265 milionë euro) si dëmshpërblim, deklaroi të hënën një zyrtar i sistemit gjyqësor.

“Kemi siguruar vendime nga gjykatat vendase, të cilat kanë caktuar një dëmshpërblim prej 290 miliardë dollarësh kundër amerikanëve”, tha Hassan Abdolianpour, kreu i qendrës për avokatët pranë sistemit gjyqësor, sipas televizionit shtetëror.

Sipas televizionit shtetëror, dëmshpërblimi lidhet me veprime të SHBA-së që datojnë dekada më parë, shkruajnë mediat e huaja.

Reklamë

Lufta në Lindjen e Mesme filloi më 28 shkurt, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndërmorën një valë sulmesh, gjatë të cilave u vra udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Irani u kundërpërgjigj duke lëshuar raketa dhe dronë drejt vendeve të ndryshme në rajon, duke deklaruar se po shënjestronte bazat dhe asetet amerikane e izraelite në ato shtete.

Memorandumi i mirëkuptimit i Islamabadit, i nënshkruar në qershor midis SHBA-së dhe Iranit – i cili synonte të hapte rrugën drejt një marrëveshjeje paqeje – përfshinte një klauzolë sipas së cilës Uashingtoni dhe partnerët e tij rajonalë do të hartonin një plan me vlerë të paktën 300 miliardë dollarë “për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik” të Iranit.

Për më tepër, Irani ka qenë prej dekadash nën sanksione të rënda nga Shtetet e Bashkuara, kryesisht për shkak të programit të tij bërthamor.