×
  • Lajme
  • Botë

    USAGM pranon t’i lëshojë Radios Evropa e Lirë një pjesë të grantit

    Reporteri
    24 Mars 2025 | 23:48

    Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) u zotua t’i lëshojë Radios Evropa e Lirë një pjesë të fondeve që i janë ndarë nga Kongresi, pak para seancës së planifikuar gjyqësore për këtë çështje.

    Vendimi do të thotë se Radio Evropa e Lirë do të marrë 7.46 milionë dollarë – shumë kjo që mbulon periudhën nga 1 marsi deri më 14 mars.

    “Agjencia ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm administrativë për të iniciuar disbursimin”, tha USAGM-ja në një letër bashkangjitur dosjes gjyqësore.

    Shpërndarja e fondeve u tha se duhet të bëhet deri më 26 mars, ndërsa Radio Evropa e Lirë do t’i marrë ato deri në fund të muajit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!