×
  • Lajme
  • Botë

    Politico: E ardhmja e Waltz në pikëpyetje pas rrjedhjes së planit të luftës

    Reporteri
    25 Mars 2025 | 10:45

    Zbulimi  se zyrtarë të lartë të administratës amerikane përfshinë gabimisht  një gazetar në një bisedë grupore që diskutonte planet e luftës kundër grupit Huthi, ka ndezur një debat të nxehtë brenda Shtëpisë së Bardhë se këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz duhet të detyrohet të japë dorëheqjen, shkruan sot Politico.

    Asgjë nuk është vendosur ende, dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë paralajmëruar se Presidenti Donald Trump përfundimisht do të marrë një vendim brenda një ose dy ditësh në vijim, thuhet në artikullin e tyre, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Një zyrtar i lartë i administratës i tha Politico-s se po zhvillohen diskutime se çfarë të bëhet me Waltzin, pas raportimeve të mediave se ai përfshiu pa dashje kryeredaktorin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg në një bisedë private, duke diskutuar një sulm ushtarak kundër Houthis.

    “Gjysma e të përfshirëve në diskutim besojnë se nuk do t’i mbijetojnë këtij skandali ose se nuk duhet t’i mbijetojnë atij”, thekson burimi i portalit.

    Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë, dy prej të cilëve janë në pozita të larta, besojnë se Waltz duhet të japë dorëheqje në mënyrë që Presidenti Donald Trump të mos vihet në një pozitë të keqe.

    “Ishte e pamatur të mos kontrolloje se kush ishte në bisedë , ishte e pamatur ta bësh atë bisedë në rrjetin social Signal. Nuk mund të jesh i pamatur nëse je këshilltar i sigurisë kombëtare,” i tha Politicos një burim .

    Goldberg mori një kërkesë për t’u bashkuar me Signal, një aplikacion i koduar i mesazheve, nga “Mike Waltz” dhe më pas u përfshi në një bisedë grupore të quajtur “Husi PC Small Group”.

    Grupi përfshinte Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard. /Reporteri.net/

    Kush është gazetari që gabimisht u shtua në grupin sekret të zyrtarëve të lartë të Administratës së Trumpit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!