×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA: Rusia dhe Ukraina bien dakord të ndalojnë sulmet ushtarake në Detin e Zi

    Reporteri
    25 Mars 2025 | 17:36

    Pas bisedimeve të Riad, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë ku njofton marrëveshjen mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Dy shtet të cilat janë në luftë me njëra-tjetrën kanë rëndë dakord që të sigurojnë lundrim të sigurt për anijet tregtare dhe të ndalojnë sulmet në Detin e Zi.

    Të dyja vendet kanë rëndë dakord gjithashtu për shkëmbimin e sigurt të robërve të luftës, lirimin e të burgosurve civilë dhe lirimin e fëmijëve ukrainas të mbajtur me forcë. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, Kievi dhe Uashingtoni ranë dakord të zhvillojnë masa për zbatimin e ndalimit të sulmeve kundër objekteve energjetike në Rusi dhe Ukrainë.

    Pak minuta pas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, ministri i Mbrojtjes së Ukrainës ka lëshuar një deklaratë në platformën e tij “X”.

    “Në këtë rast Ukraina do të ketë të drejtën e plotë për të ushtruar të drejtën e vetëmbrojtjes”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes.

    Ai konfirmon gjithashtu se konfirmon se vendi është dakord të ndalojë forcën ushtarake në Detin e Zi, por shton se çdo lëvizje e anijeve detare ruse do të ishte shkelje e marrëveshjes.

    Në këtë marrëveshje të arritur pas një sërë bisedimesh ditët e fundit në Arabinë Saudite, nuk mbetet pas dhe roli i SHBA-ve.

    SHBA do të ndihmojë për të rivendosur aksesin e Rusisë në eksportimin e produkteve bujqësore dhe plehrave dhe do të përmirësojë aksesin në porte. Nga ana tjetër sipas mediave të huaja bëhet e ditur se të dyja vendet. Ukraina dhe Rusia janë të angazhuara për të arritur marrëveshjen e paqes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!