Natën mes të shtunës dhe të dielës, 30 mars 2025 akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e orës diellore. Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës akrepat u zhvendosen 1 orë përpara në 03:00.
Tani mund të shijojmë një orë më shumë dritë, por humbasim gjashtëdhjetë minuta gjumë, gjë që mund ta ndjejmë në ditët e para.
Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e treguar nga orët analoge.
Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit ku akrepat do të ndryshojnë sërish 60 minuta.
Ndryshimi i orës për disa sjell shqetësime ndaj ekspertët, si çdo vit, ofrojnë disa këshilla të ngjashme me ato që përdoren për të përballuar shqetësimet e vogla që lidhen me ndryshimin e stinës.
Mos i jepni shumë rëndësi disa problemeve të vogla të shëndetit. Pak dhimbje koke, përgjumje mungesë përqendrimi dhe pak nervozizëm nuk duhet t’ju shqetësojnë: këto janë bezdi të cilat zhduken brenda pak ditësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.