Ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, ka vizituar sot Banjallukën në Bosnje dhe Hercegovinë.
Luhrmann tha se gjatë vizitës në Banjallukë, qytet ky që i përket entitetit të Republika Sërpskas, tha se është kërcënuar nga përfaqësuesit e Millorad Dodikut.
“Sot isha në Banjallukë në Bosnje dhe Hercegovinë. Është një qytet i bukur me njerëz të mrekullueshëm. Njerëzit që takova aty më pritën ngrohtësisht. Pata një numër takimesh të shkëlqyera me shoqërinë civile dhe opozitën. Veprimet separatiste të Dodikut janë të papranueshme”.
“Drejt fundit të programit tim në Banjallukë, Dodiku e dëshmoi përsëri qasjen e tij destruktive. Përfaqësuesit e tij na kërcënuan me dhunë mua dhe delegacionin tim. Kjo është shenjë e dobësisë”.
“Dodiku është tejet i izoluar dhe ka mungesë mbështetjeje nga qytetarët e Republikës Sërpska. Veprimet e Dodikut për shkëputje janë të papranueshme”, shkroi Luhrmann në “X”.
Më tej, ministrja gjermane u shpreh se ka marrë shumë mesazhe mbështetjeje nga Banjalluka, ku sipas saj, njerëzit janë të turpëruar nga veprimet e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodikut.
“Kam një mesazh të qartë për të gjithë njerëzit në Republika Sërpska: Ne do të vazhdojmë të jemi pranë jush – në rrugën tuaj drejt prosperitetit, stabilitetit dhe Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Pas vizitës në Banjallukë, qeveria e Republikës Sërpska ka bërë të ditur se ministren gjermane të shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, është shpallur person “non-grata”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.