×
  • Extra
  • Extra

    Nga babai apo nëna? Shkenca sqaron nga kush e trashëgon inteligjencën fëmija

    Reporteri
    04 Prill 2025 | 23:27

    Shkenca e konfirmon: inteligjenca e fëmijëve varet kryesisht nga gjenet e nënës. Një studim i Universitetit të Kembrixhit ka zbuluar se gjenet që lidhen me aftësitë mendore kalohen përmes kromozomit X, të cilin gratë e kanë dyfish më shumë se burrat.

    Kjo do të thotë se fëmijët kanë më shumë gjasa të trashëgojnë aftësitë e tyre intelektuale nga nëna sesa nga babai.

    Studiuesit analizuan përbërësit gjenetikë dhe biokimikë të trurit, duke vërtetuar se gjenet e nënës ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e strukturave cerebrale që lidhen me të menduarit dhe zgjidhjen e problemeve.

    Përveç faktorëve gjenetikë, edhe marrëdhënia mes nënës dhe fëmijës luan një rol kyç. Fëmijët që rriten me mbështetje dhe dashuri nga nëna e tyre zhvillojnë më shumë kureshtje dhe aftësi mendore, shkruan A2 CNN.

    Ky studim ka nxitur debat në komunitetin shkencor, ndërsa kërkime të tjera e kanë mbështetur këtë teori. Megjithatë, ekspertët theksojnë se inteligjenca nuk varet vetëm nga gjenet, por edhe nga mjedisi, edukimi dhe përvoja e jetës.

    Pra, ndërsa trashëgimia gjenetike nga nëna është një faktor i rëndësishëm, zhvillimi i trurit është një proces kompleks që ndikohet nga shumë elementë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!